Biografia
Ndërsa, nga revista amerikane "The Via Magazine" ai u komentua për fotot artistike duke e veçuar nga artistët tjerë shqiptarë.
Jo vetëm stili i tij ka qenë i vlerësuar ndërkombëtarisht. Revistat e njohura e kanë cilësuar atë si një nga artistët që do të sjell një frymë të re të muzikës në Ballkan.
Ky konkludim ka ardhur pasi me datën 23 prill të vitit 2017, Ibro publikoi videoklipin "Mos E Nal" me të cilën bëri bujë pikërisht për shkak të risive që ka sjellur. Teksti u shkrua nga vetë këngëtari dhe muzika u bë nga BledBeats. Ky projekt muzikor shënon rrugëtimin e ri për të, e që është depërtimi në industrinë muzikore. Momentalisht kënga "Mos e Nal" është kënga e parë nga një artist shqiptar që arriti të depërtoj në vendet aziatike. "Mos e Nal" arriti të futet në TOP 10 në toplistat e Kinës për shkak të klipit, ku artisti doli me një veshje shumë të veçantë që ngjante me ato aziatike. Suksesi i këngës nuk u ndal dhe ‘Mos e nal’ u bë pjesë e platformës muzikore "YANDEX" në Rusi. Po ashtu, vlen të theksohet se revista londineze "The London Tree" ka shkruar një artikull të plot rreth artistit nga Kosova.