>
BIOSHQIP
Biografia
Hatixhe Dikena eshte e lindur ne fshatin Serbicë -Kërçovë- Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Rrjedh nga familje me trashëgimi muzike. Babaj Shaban Dikena ishte mjeshtër në kavall, i përmendur dhe i njohur me zë në nahinë e Kërçovës të cilin e shoqëronte shpesh Zylbear Dikena dhe shumë të tjerë. Kjo flet se Atixhja këngën e kishte në gjen që e trashëgoi nga të parët e saj.

Ështe këngëtar që intrerpreton me mjeshtri këngën burimore të grave me taban kërçove por edhe të burrave. Zëri i saj ëstë i plotë dhe shumë i ngjyrosur që i ngjan asaj të Shkurte Fejzës.
Në moshë të re aktivizohet në grupin muzikor të fshatit me këngëtarin Bexhet Jagodini ku në mënyrë kontinuitive kënduan në odat kërçovare, Radio Kërçovën -Live, koncerte televizione e tjera. Në këtë grup ishin Zenel Ballazhi-sharki, Lulzim Adili- Harmonikë, Feto Dehari-Def, Imer Imeri-Çifteli dhe Bexhet Jagodini Violinë dhe këngëtar.

Në vazhdimsi Atixhja dhe Bexheti sëbashku me këtë grup muzikor dhe disa të rinjë asaj kohe formojnë SH.K.A.,, Zëri" me të cilin japin disa koncerte shumë të sukseshme.Antarë të kësaj shoqërie ishin edhe Xhevdet Ajdini-kryetar, Qerim Bekteshi, Asije Kasa,Rukije Ajdini, Nexhat Mehmedi e tj.
Atixhja në bagazhin e saj artistik ka të mbledhura dhe interpretuar 4 albume dhe disa këngë të realizuara edhe me këngëtar të tjerë mbrenda dhe jashta Kërçovës të realizuar në audio dhe video në disa radio-tv.

Në moshë të re emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte edhe babai. Ajo atje merr pjesë në shumë ahengje, manifestime të ndryshme kulturore ndër të cilët edhe "Sofra Kërçovare" ku atje u bashkangjit edhe shumë grupeve muzikore ndër të cilët në disa ahengje me këngëtar të ndryshëm si Sinan Vllasaliu. Në kontinuitet vazhdon të mirret me këngën burimore kërçovare.