>
BIOSHQIP
Biografia
Greta Zani është padiskutim një nga zërat "sherbet" të tabanit të Shqipërisë së mesme. Nis të mirret me muzikë pasi mbaron gjimnazin, pra në vitin 1992. Ndërkohë, teksa i hyri botës së muzikës, pat ndjekur studimet në degën "Inxhinieri Ndërtimi", por pas 2 vjetësh studime i duhej t'i ndërpret, për shkak të udhëtimeve me Ansamblet. Tre vjet rresht, deri në vitin 1995, ka qenë soliste në "Ansamblin e Këngëve dhe Valleve popullore" - Tiranë. Gjyshi i saj, ka qenë një nxitje për karrierën e bujshme muzikore, sepse ai vetë ka qenë këngëtar në "ish" "Ansamblin e Ushtrisë", në Tiranë. Është e martuar me Halil Ajrullahun (Halili Seferve), një këngëtar i shquar nga Shkupi dhe bashkë kanë 2 fëmijë. Gjatë gjithë këtyre viteve të suksesshme, merr pjesë në shumë aktivitete muzikore, ku ndër to mund të kujtojmë Festivalet Ndërkombëtare, si në: Spanjë, Egjipt, Greqi, Turqi, Itali, Gjermani, etj, ku është vlerësuar me çmime. Ka edituar disa albume me këngë të tabanit kombëtar. Aktualisht jeton në Shkup, bashkë me familjen, duke e ushtruar profesionin e saj, ku siç thotë dhe vetë: "Këndoj në gezime e festa familjare të çdokujt që pëlqen zërin tim".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}