>
BIOSHQIP
Biografia
Gladiola R. Busulla është një poete,pedagoge, publiciste dhe shkrimtare shqiptare. Ajo ka lindur në Durrës me 13.04.1983. Familja e saj është me origjinë nga Ulqini.
Gladiola është diplomuar në Universitetin e Tiranës për Gjuhë- Letërsi në vitin 2005. Ka kryer një master në profilin Menaxhim Edukimi, pranë Universitetit Epoka. Ka marrë titullin 'Mësuesi më i mirë i vitit 2012-2013'. Ka punuar si lektore pranë Universitetit ''Aleksandër Moisiu''.
Në provimin e kualifikimit për mësues ka marrë vlerësimin 'Shkëlqyeshëm'. Ajo komunikon në disa gjuhë të huaja. Ajo është pjesë e Këshillit Botues të Revistës ''Dituria'' në Suedi, gazetare pranë radio ''Dituria'' dhe bashkëpunëtore në disa medie që veprojnë në Shqipëri e jashtë saj.

Gladiola R. Busulla është vlerësuar me çmim të dytë në festivalin e poezisë 'Sofra poetike- Boras 2018' në Suedi. Gjithashtu ka qenë dhe fituese e një burse të financuar nga AIR Litteratur Västra Götaland, në Suedi në vitin 2019. Disa nga shkrimet e saj janë publikuar nga Swedish Embassy of Tirana. Emri i saj artistik është Gladiola Jorbus.

Një pjesë e poezive të saj janë përkthyer në suedisht nga albanologu i mirënjohur suedez Ullmar Qvick. Gjithashtu poezitë e Gladiolës janë botuar në italisht, bullgarisht, anglisht, greqisht dhe spanjisht.Shtëpia botuese ‘’PAGINE’’ me seli në Romë / Itali ka përfshirë në botimet e saj dhe autoren nga Durrësi Gladiola Busulla me disa nga poezitë e saj në gjuhën italiane. Ajo ka kanalin e saj në youtube Gladiola Jorbus poetry.

Gladiola R. Busulla ka botuar tetë libra në zhanret: poezi, novelë, publicistikë. Titujt e librave të saj janë: 'Dëshirë përsosmërie', 'Inanna', 'Namatisje - Refleksione', 'Gjurmë në ishullin e dritës', 'Shtëpia e mjegullës', 'Tempulli i Poseidonit', 'Llava e shpirtit', 'Njëzet e tetë vegimet e hënës'.