>
BIOSHQIP
Biografia
Emri saj i vertet eshte Gjuliana Zeqiri dhe ka lindur ne Zvicër, ka origjine kosovare, por ka disa vite qe jeton ne qytetin e Tiranës. Gjulia ka shprehur nje pasion shume te madh per baletin. Ka marre pjese ne shume evente te kercimit klasik e modern e ka fituar mjaft çmime nga "Fini Dance".

Më datë 29 Qershor 2017, Giuliana Zeqiri publikon kengen e saj te pare me videoklip "Pas Meje Kërce".

Më datë 2 Mars 2018, Gjulia publikon kengen me videoklip "Skam Mu Nal", e cila u pelqye shume nga shikuesit.

Më datë 28 Qershor 2018, Gjulia publikon kengen me videoklip "Sa Ma Nalt". Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.

Më datë 4 Janar 2019, Gjulia publikon kengen me videoklip te titulluar "Turn It Up".Kenga “Turn it Up” u prit mjaft mire nga ndjekesit e saj dhe admiruesit e saj.

Më datë 15 Korrik 2019, Gjulia publikon kengen e saj te peste me videoklip, e titulluar “Ska”. Kenga eshte teper ritmike, dhe videoklipi ishte i punuar profesionalisht nga producentet. Kjo kenge u prit mjaft mire nga ndjekesit duke numeruar 17 mije klikime vetem per nje dite.