>
BIOSHQIP
Biografia
Genc Prelvukaj me origjine shqiptare nga Mali i Zi, mbaroi shkollen fillore dhe te mesme ne Prishtine. Ka mbaruar studimet ne Fakultetin Filologjik ne degen e gjuhes shqipe dhe po ashtu ai ka mbaruar edhe studimet ne Kolegjin unverstar Fama, ne degen Shkenca Politike dhe ka vijuar trajnime per specializime te metejshme. Përveç angazhimit të tij të sotëm si këshilltar politik, në mënyre aktive ka qenë pjesë e industrisë së muzikës duke specifikuar dy drejtimet e saj: interpretimin dhe krijimin/prodhimin e veprave për një numër të madh artistësh në skenën muzikore vendore dhe jashtë saj. Genc Prelvukaj eshte edhe kompozitori i grupit Etno Engjujt apo Etnon. Ai merret me kompozimet dhe orkestrimet e tyre si dhe me krijimin e teksteve per grupin. Ai eshte i njohur per bashkepunimet me kengtare te njohur shqiptare si: Mad Lion, Don Arbas, Lyrical Son, Tingulli 3nt, Arta Bajrami, Mirsa Kerceli, Dafina Zeqirim Dafina Rexhepim Hekuran Krasniqi, Lil Samee e shume kengtare te rrymave te ndryshme qe disa prej tyre edhe i ka nxjerr ne treg qe sot jane kengtare te njohur. Ai eshte edhe producent i shume albumeve dhe eshte udheheqesh i Produksionit dhe studios GRAMAFON Etertainment. Kenget e tij jane bere Hite dhe kane fituar shume çmime. Nder to eshte ajo ne festivalin "Mikrofoni i Arte", ku mori cmimin "Tendenca 2003" me kengen "Ende". Me nje cmin tjeter (cmimin e dyte) ne te njejtin festival u nderua ne vitin 2002 me kengen "Vera" me Arta Bajramin. Genc Prelvukaj radhitet nder emrat me te suksesshme te muzikes Rep dhe Hip Hop, si ne Kosove, gjithashtu edhe ne trevat tjera ku flitet dhe degjohet muzika shqipe. Genc Prelvukaj jeton në Prishtinë dhe është angazhuar shume edhe ne politike.

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}