>
BIOSHQIP
Festivali I 62-Të Në Rtsh (2023)
Festivali I 62-Të Në Rtsh
Ka përfunduar edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

Fitues i këtij edicioni i shpall këngëtari i ri, Mal Retkoceri me këngën "Çmendur". Ndërsa, më e votuara nga publiku e cila rezultoi edhe me biletën e përfaqësimit në Eurovision 2024, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën "Zemrën n’dorë".

"Zemrën n’dorë" është një kompozim i vetë Besa Kokëdhimës me producentin Kledi Bahiti, gjersa vet ajo ka shkruar edhe vargjet e tekstit. Këngëtarja me origjinë nga Qeparoi do të përfaqësojë shtetin shqiptar në ‘Eurovision 2024’ gjatë muajit maj, në Malmo të Suedisë.
Image 1222292
Image 1222293
Komente 0