Biografia
Stacioni kishte një aparat madhështor që zë një sallë prej afër 8 metrash gjatësi. Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet për transmetimin e emisioneve në çdo orë.Stacioni radiofonik kishte një fuqi në antenë prej 3 kw dhe transmetimi do te bëhej me valë të shkurtra Emisionet do të jepeshin me valë 40m. Programet e para të Radio Tiranës kanë qene te shkurtra dhe nuk i kalonin më shumë se tri orë. Por, sidoqoftë, qenë të larmishme, e në qoftë se do të marrim parasysh kushtet e kohës dhe natyrisht plotësonin shumë më mirë programin në gjuhën shqipe që transmetohej nga Radio Bari i cili vazhdonte vetem një orë në ditë.
Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe, Vasfi Samimi, Marie Paluca, Tefta Tashko, Merita Sakoli, Mihal Ciko, Anton Mazreku. Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranës nisën të jepeshin dhe në valë të shkurtra. Nga kolektivi i vogël i Radio Tiranës bëheshin përpjekje për pasurimin e programeve me rubrika të reja. Programet muzikore zinin vënd kryesor në programet e Radios.
9 janari i vitit 1946 shënon fillimin e programeve të Radio Tiranës në orën 18.00. Një nga programet e reja me të cilat u pasurua Radio Tirana në ditët e para të vitit 1945, ishte dhe lidhja me Shtëpinë e Oficerave dhe më pas me hotel Dajtin për të transmetuar muzikë. janari i vitit 1947 do të sillte ndryshime të tjera në programet e Radio Tiranës. Pjesët muzikore, fjalimet e madje reportazhet deri atëhere regjistroheshin në disqe të buta(deciliter). Përgjatë gjithë vitit 1950 programet e Radio Tiranës nuk patën ndonjë ndryshim të ndjeshëm.
Ndryshimet në programin e Radio Tiranës janë të vogla gjatë periudhës mars 1949-mars 1951. 15 qershor 1952 Radio Tirana bëri një hap të dukshëm cilësor. Nisi të transmetonte katër emisione në javë për fëmijë. Ngjarje me rëndësi gjatë vitit 1957 ishte dhe fillimi i programit të dytë të Radio Tiranës, një nevojë e domosdoshme për t'i dhënë më shumë hapesirë dëgjuesit. Në vitet 50-60 sipas një relacioni që ndodhet në Arkivin e RTSH raporti ishte 40% programe e emisione të folura e 60% muzikë. Muzika shqiptare e kultivuar e regjistruar nga Radio Tirana ishte ende në hapat e saj të parë.
Në vitin 1962 një ngjarje tjeter e rëndësishme për Radio Tiranën ishte krijimi i Orkestres Sinfonike. Qëllimi i krijimit të saj ishte të siguronte dhe të mbulonte me orë transmetimi muzikore duke bërë të mundur realizimin e shumë aktiviteteve artistike që ideonte dhe realizonte ky institucion. dhjetori i këtij viti do të shënonte një ngjarje të madhe jo vetëm për Radio Tiranën por në përgjithësi për jetën artistike në vendin tonë. Nga 24-26 dhjetor u zhvillua Festivali i parë i këngës në Radio, i cili vijon edhe sot. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës, Abdulla Grimci dhe redaktori i po kësaj redaksie Vath Çangu,në të njëjten kohë kompozitor dhe autor këngësh. U vunë në lëvizje shumë kompozitorë të cilët paraqitën 48 këngë.
Më 6.12.1965 Radio Tirana nis emisionet në godinën e re. Gjatë kësaj periudhe Radio Tirana kishte marrë në të vërtetë pamjen e një radioje moderne në kuptimin e plotë të fjalës. Në përgjithësi emisionet e Radios të kësaj periudhe ashtu si dhe i gjithë shtypi ynë i shërbente propagandës së Partisë së Punës, duke lartësuar arritjet e shkëlqyera të popullit në shoqërinë e re socialiste, megjithse nga ana profesionale po i përshtateshin natyrës së radios ku duhet të tingëllojë sa më natyrshëm fjala e gjallë, e lirë dhe e zhdërvjellët.
Gjatë vitit 1966 në Radio Tirana nisën të punonin dy gazetarë të rinj të cilët i dhanë një hov të dukshëm radiokronikës. Këta ishin, Alfons Gurashi e Agron Çobani të cilët filluan si radiokronistë për probleme politike, ekonomike e sociale në redaksinë e informacionit.Kështu më 1966,falë këtyre dy gazetarëve, u krijua shkolla e radiokronikës shqiptare.
Viti 1970 sjell ne duart e lexuesit shqiptar revisten "Radiopërhapja" e cila nisi te botonte programin e radios dhe te televizionit. Në vitin 1972, me fillimin e liberalizimit të jetës në vend, në kohën kur dukej se po frynte një fllad ndryshimesh, Radio Tirana filloi "Anketën muzikore" si dhe provoi futjen e muzikës së huaj, siç ishin përshëmbull "Beatles". Ishte koha e pas Festivalit të 11-të, prandaj edhe kontestimet, reagimet dhe kundërshtimet ishin të ndjeshme. Ne vitet 80 filloi transmetimet kanali i dyte. Ai mbahet mend per kenget e bukura te Hulio Iglesias apo Modern Talking, Mireille Matie, Demis Rusos e shume yje te muzikes, qe transmetonte ne ditet e veres. Ne plazhin e famshem te Durresit qytetaret shumica nga Tirana kishin en sfond keto kenge te bukura gjate diteve te plazhit.