>
BIOSHQIP
Biografia
Qlirim Murseli, i njohur ndryshe me nofkën Ever-B, ka filluar të këndoj që nga mosha 7-8 vjeçare, por atëherë nuk kishte akoma asnjë këngë të miksuar. Në dhjetor të vitit 2012, bëri Freestylerin e parë dhe pas pak kohe vazhdoi me këngën "FILLIMI".

Pra, ky djalosh është më shumë se i talentuar, i jashtëzakonshëm. Vëmendjen Ever B e ka tërhequr edhe te një prej reperëve shqiptar. Reperi nga Peja, Gjiko, është shprehur se djaloshi ka talent të jashtëzakonshëm dhe se një ditë mund të bëhet prej më të mëdhenjve.

Skena e hip hopit shqiptar ka kaluar nëpër shumë periudha tranzicionale, me reperë që kaherë janë konsideruar prej më të mirëve në Evropë dhe më gjerë. Por këtë talent vetëm koha mund ta ndalë drejt suksesit.

Ever B ka aftësi të jashtëzakonshme. Aftësi këto për muzikë, më saktësisht, për hip hop dhe rep, muzikën që sipas shumë njohësve është sinonim i rrugës. Dhe nëse dikush e ka harruar se repi erdhi nga rruga, këtë nuk e harroi tinejxheri Ever B, i cili direkt nga rruga tregon aftësitë e tij.

Sidoqoftë, sipas Gjikos Ever B është shumë i ri dhe se ka kohë që të zhvillohet, e po ashtu nuk duhet që të jetë nën presionin e kohës, e të devijojë nga rruga e madhe për t’u bërë një prej top reperëve të së ardhmes.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}