Biografia
1990-1994. Pasi mbaron studimet emërohet mësuese e gjuhës dhe letërsisë në gjimnazin e Krujës.Në vitin 1995 boton librin e parë me poezi "Statuja e Shpirtit" ku spikat stili i saj origjinal dhe i pasur me tematikë dhe stilistikë të pasur.Në vitin 1998 martohet dhe emigron në Athinë/Greqi.
Në 2000 kthehet në Shqipëri në qytetin e Durrësit dhe në vitin 2001 emërohet mësuese letërsie pranë liceut artistik "Jan Kukuzeli". Aktive në jetën artistike të qytetit, ajo zgjidhet sekretare e "Klubit të Shkrimtarve dhe Artistëve Durrës".
Në vitin 2004 ajo boton librin e dytë "Në fund të zemrës tënde",një arritje tjetër e sukseshme.
Shtypi dhe kritika e vlerësojnë poeten e re me profil të veçantë artistik. Autore në disa shkrime, e ftuar në televizione të ndryshme,
ajo vazhdon rrugëtimin e saj poetik me librin e tretë, "Aromë Dheu", 2011. Ky ishte një sukses që pritej nga pena fine dhe plot mendim e poetes.
Aktualisht prej 2012 punon si nëndrejtore pranë shkollës së mesme profesionale kombëtare "Beqir Çela" Durrës.
Eshtë një poete e sukseshme e botuar në shtypin kombëtar dhe ndërkombëtar,së fundmi në revistën ndërkombëtare për poezinë në Indi "Prosopia",në antologjinë ndërkombëtare të botuar nga "Atunis", në përmbledhje të ndryshme poetike me autorë të ndryshëm etj.
Formimi i saj pasurohet. 2010-2014 kryen studimet e larta për drejtësi pranë UAMD. 2014-2016 përfundon shkëlqyeshëm Master Shkencor "E Drejta Private" pranë UAMD.
Nënë e dy fëmijëve, Rea dhe Hermes vazhdon çdo ditë përpjekjet e saj në përmirësimin e jetës së fëmijëve por dhe të komunitetit. Femër aktive dhe një zë i fortë në rrethin artistik shqiptar.
Etleva Esat Kacanja, Nëndrejtore, Shkolla e mesme profesionale "Beqir Çela", Durrës.
EVENTET
Komente 0