>
BIOSHQIP
Biografia
Mbaroi studimet në Tiranë dhe rrugëtimin e muzikës e filloi që së vogli ku më së shumti iu përkushtua muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. Këngëtari promovon muzikën live dhe është kantautor i këngëve të tij, disa prej tyre edhe të papublikuara. Ndër të tjera më e klikuara në youtube është edhe ajo "Erdhi vera, u poq bostoni",të cilën e publikoi më 5 prill 2017 dhe i bëri një ripublikim më 29 prill 2021 duke e sjellë këngën në një version pak më ndryshe dhe duke i bashkangjitur asaj këngën me motive romune "Bishi na rovena kurkuri", e në vazhdim mund të gjeni këngë të kënduara live të Shqipërisë së Mesme si: "Kacollen tate mi goce", "Çohuni djema shaloni atin", "Vin' tajaret për hava", "Hatixhe moj Hatixhe", "Gjylja Betit", "Moj Selvie", "E para osht' nona", "Si mësova un' garipi", "Naploni", "Rrem Demneri", "Mu ke shatërvoni" etj. Midis një albumi te titulluar "Këngë dasmash" dhe këngëve të publikuara në youtube, këngëtari ka publikuar edhe disa videoklipe.

Më datë 9 Dhjetor 2012,Ervin Xhepa publikoi videoklipin "Vajzë e bukur je". Teksti i këngës u shkrua nga Ervin Xhepa.

Më datë 26 Tetor 2018, Ervin Xhepa publikon videoklipin "Te Çesmja Kishës".

Më datë 18 Korrik 2019, Ervin Xhepa publikon videoklipin "Tironsi". Teksti i këngës u shkrua nga Ervin Xhepa.