>
BIOSHQIP
Biografia
Kengetari Endrik Beba i angazhuar prej kohësh si vokalisti dhe lideri i grupit Lynx ka habitur te gjithe fansat me lajmin e publikuar ditet e fundit. E kemi parë si moderator shumë vite më parë por kënga ishte shpërthimi i suksesit të tijë. Pas publikimit të disa këngëve shumë të suksesshme, pjesëmarrjeve në kompeticione muzikore, si dhe albumit të parë "Sa pak mjafton", lideri i grupit ka vendosur të largohet për të tjera projekte. Endrik Beba ka pranuar të tregojë arsyet e largimit të tijë nga grupi Lynx dhe projektet e reja.

"Lajmi që jam larguar nga grupi është i vërtetë, arsyet janë personale dhe nuk do doja ti komentoja. Përsa i përket grupit nuk kam çfarë të deklaroj pasi s’jam më pjesë e tyre. Për momentin është një mundësi rikthimi si moderator dhe jemi në proçes provash në një televizion me një program të ri. Pvrsa i përket muzikës dëshiroj të bëjë nje pushim të shkurtër, për t’iu rikthyer shumë shpejt me projekte të reja si solist."