>
BIOSHQIP
Biografia
Emmi është shumë e talentuar edhe në vizatim. Asaj i pëlqen shumë edhe të lexoj libra dhe është një nxënëse e shkëlqyer vetëm me nota të mira në mësime.

Në Dhjetor 2017, Emmi Rushiti fiton Festivalin e 32-të të Këngës për Fëmijë “Tingujt e Adriatikut” 2017 në Durrës me këngën "Të Bukurat Stinë", gjithashtu pjesëmarrëse në Festivalin Kombëtar të Shkodrës në vitin 2018.

Emmi ka marr pjesë tek "Unë këndoj" dhe ka fituar cmimin e parë me këngën "Je sais pas" nga Celine Dion në 2018.

Në Shtator 2018, Emmi Rushiti merr pjesë në Junior Fest 2018 me këngën "Mbrëmje Feste".

Në dhjetor të 2018 ka marrë pjesë në Festivalin e 33-të të Këngës për Fëmijë “Tingujt e Adriatikut” dhe vlerësohet me cmimin "Vokali më i mirë" me këngën "Kënga ime shqiptarisë".

Në Durrës ne festivalin " Ansambleja Popullore" paraqitet me këngën "Baresha" dhe merr çmimin e tretë.

Në Tiranë në festivalin "Tirana Talent" me këngën "Caruso" merr çmimin e parë dhe interpretimi më i mirë.