>
BIOSHQIP
Biografia
Elton Braho është këngëtar, autor këngësh dhe producent.Që në moshë të vogël ka qene i apasionuar pas muzikës. Ka studiuar piano dhe teknologji muzike në Athinë (Greqi).

Në datën 5 Gusht 2020, Elton Braho publikon videoklipin "Zjarr". Muzika, teksti dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Elton Braho. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.

Në datën 20 Shtator 2020, publikon këngën "Me ju një jetë në karantinë" (Këngë nga Karantina), këngë e krijuar gjatë muajit Mars 2020 nën kushtet e karantinës totale për shkak të Covid-19 që ndodhej Shqipëria. Këtë këngë ja ka dedikuar djalit të tijë Samuel dhe bashkëshortes Besjana nga të cilët dhe u frymëzua. Muzika, teksti dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Elton Braho.
DËRGOI: