>
BIOSHQIP
Biografia
Elizabeta Marku, një ndër ikonat e muzikës popullore shqiptare është një femër plot energji dhe pasion për profesionin që ka. Ka lançuar në tregun muzikor albumin e saj me vulë të kompozitorit të mirënjohur Edi Balili, i cili u mirëprit nga publiku. Sot, ajo është një ndër këngëtaret më të njohura dhe përsëri mbetet e thjeshte dhe komunikuese. E bukur, si gjithmonë dhe me shumë adrenalinë duket sikur kohën e sfidon dhe është gjithmonë në formë, sikurse ditën e parë që ka dalë në skenë. Sekretin e suksesit të saj nuk e di askush edhe pse ajo shprehet se publiku i jep gjithë energjinë e duhur. Përveç muzikës, Eli thekson se është e zënë edhe me jetën private dhe biznesin privat. “Unë përveç muzikës kam edhe një jetë të zënë private. Kam një butik me fustane dhe një pjesë të kohës duhet të jem aty”, nënvizon Elizabeta e njohur si vajza 30 vjeçare me dy fakultete të tjera në Universitetin e Tiranës, mjekësinë dhe drejtësinë.
Ajo është një këngëtare shumë e preferuar dhe se gjatë tërë kohës është e zënë me aktivitete, koncerte, dasma dhe manifestime të tjera. Sa i përket jetës së dashurisë dhe ndonjë lidhje të saj, Elizabeta thekson se është natyrë optimiste dhe sigurisht se e ka përfituar zemrën e saj dikush dhe që ndjehet e lumtur. “Sa i përket dashurisë, pse të mos bëjmë disa hapa më tej”, ka qenë përgjigja e Elizabetës.

Ajo thekson se muzika e saj është pasioni i madh dhe një talent i pasur që nga mosha 15 vjeçare dhe që do të vazhdojë ta kultivojë si diçka e pandarë nga jeta e saj.
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}