Për publikun është bërë i njohur vetëm muajt e fundit, por lidhja e tij me muzikën ka filluar që herët. Drin Saraçi, djali i Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit, ka pasion të tijin të bëjë rep. E veçanta është që në krijimin muzikor ai i bën vetë të gjitha, duke nisur nga teksti, melodia dhe këndimi: pra një artist i ri, i kompletuar.