Është kjo Dilja Zabeli, një këngëtare që ka një zë mjaftë të veçantë dhe një stil joshës, tiparet e të qenit një vajzë modeste, e ëmbël kanë ndikuar mjaftë shumë në krijimin e saj si personalitet i çmuar tek të tjerët. Ndonëse kënga për të vazhdon të mbetet njëra nga profesionet më të dashura të saj me të cilën edhe është rritur. Fillimin e këngës ajo e kujton që nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shoqërisë kulturo-artistike "Drenica" nga i cili edhe filloi hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës muzikore. Veçori e këngëtares është interpretimi në disa zhanre muzikore, mbase edhe plasimi i dhjetëra këngëve të cilat shënojnë një vulë në identifikimin e këngëtares.
Në Maj 2012, Dilja merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Pa Ty S'jam Gjallë", një këngë hit që këngëtares i ka sjellë çmime mjaft të rëndësishme në festivale.