Biografia
Për dallim nga moshatarët e tij Butrinti gjithë fëmijërin e tij i'a kushtoi muzikës duke ushtruar për ditë e netë të tëra deri në realizimin e ëndrrës së madhe për tu bërë një këngëtar i dëshiruar. Ai pas shumë koncerteve në qytetin dhe shkollën e tij, pjesëmarjen e tij e shtriu edhe më gjerë, si në evenimente prej më të mëdhajave në kryeqytet dhe më tej. Shkollimin e mesëm Butrinti e vazhdoi me plotë pasion dhe dashuri prap aty ku ishte i përkushtuar tashmë një kohë të gjatë. Filloi studimet në akademinë e arteve dega e Muzikës në Universitetin Privatë AAB. Sot Butrint Rashiti është një zë shumë i njohur, i pëlqyer dhe njëherish i kërkuar në pothuajse gjitha qytetet e Kosovës por edhe më gjerë, me këngët e tija dhe me zërin e tij i cili ka filluar më hapa të sigurt të bëjë për vete mjaft fansa. Ai tanimë gjendet nëpër mbramje të ndryshme muzikore ahengje familjare, shoqërore etj. Gjithashtu i ndjekur dhe shum i klikuar rrjetin më të madhë social në botë YouTube me këngët e tij personale të cilat i ka punuar pas baladës së parë si: Afrohu, Ajo Tjetra dhe Në Gurget, si dhe me shumë këngë të tjera të dëgjuara më parë por të rikënduara nga vetë këngëtari i ri. Sot ai i është faleminderues zotit për talentin e dhënë, familjes dhe shoqërisë për përkrahjen dhe mbi të gjitha fansave të tij pa të cilët nuk do të bënte as edhe një përpjekje më të vogël. Ishte viti 2010, momenti kur gjith puna dhe mundi i talentit nga i cili prisnin shumë ata që veq e njihnin, të tregonte vlerat e tij artistike, duke e punuar më shumë përkushtim projektin e tij të parë madhor, këngën e parë të përcjellur më videoklip e cila titullohet "Qajë".
EVENTET
Komente 0