>
BIOSHQIP
Biografia
Brother's Klan janë një grup muzikor që përbehet kryesisht nga dy vëllezërit Xhiuljano Vata dhe Emanuel Vata. Ata janë binjakë dhe kanë lindur më 29 maj 1992 në qytetin e Lezhës. Në vitin 1997, bashkë me familjen shpërngulen në Itali, pikërisht në Milano ku jetojnë dhe sot. Ndër vite lind dëshira e tyre dhe pasioni për sportin dhe muzikën rep hip-hop.

Më datë 10 Dhjetor 2016, Brother's Klan publikojnë videoklipin "Nei Dintorni Di Milano". Vlen të përmendet se kënga e tyre e parë është në italisht.

Më datë 25 Janar 2017, Brother's Klan publikojnë videoklipin "Bojna Party", në bashkepunimin me studion Swart Albania, me muzikë nga Xoxo dhe Mark. Teksti është kryesisht në shqip, por i ndërthurur me disa fraza në italisht. Një këngë ritmike dhe e kënaqshme për tu degjuar.

Më datë 25 Shkurt 2017, Brother's Klan publikojnë videoklipin "This Is My Way", në bashkëpunim me Mirela Bokën. Kjo është kënga e tyre e tretë dhe publikohet vetëm vetëm 2 muaj pas publikimit të mëparshëm në bashkepunim me kushërirën e tyre Mirelën. Kënga është një nderthurje mes melodisë dhe zërit të ëmbël të Mirelës dhe reptures në italisht e anglisht të reperve binjakeve Vata.

Më datë 16 Mars 2018, Brother's Klan publikojnë videoklipin "Ciao Ciao Ciao".