BimBimma – (Burim Kursani) një ndër repperët e parë dhe të vetëm urban, në skenën e Hip Hop-it Kosovar. Interesi I tij ndaj Hip-Hop-it u shfaq qysh ne moshë të re (14) në vitin 1997. I ndikuar edhe nga rrethanat e jetesës dhe në anen tjeter duke e kallxuar shpirtin e vërtetë të Hip-Hop-it, në lirikat e tij gjinden copëza reale të jetës Kosovare, për mos më tepër tërësia e realitetit Kosovar. Nga massa filloi te njihej nga fillimi I vitit 2000 për shkak të bashkëpunimeve me artistë të kohës të skenës së Hip-Hop-it. Por suksesin e vërtetë e arriti si pjesë e grupit që ndryshoi përgjithmonë rrjedhat e Hip-Hop kulturës në Kosovë, grupi ".NR." (urbaNRoots). Nuk ka asnjë dashamirë të Hip-Hop-it kosovar që nuk I njeh rreshtat e singllit "Afrim Roboti", pjesë e albumit "E Gjeli" qe u promovu në vitin 2002 n’Kosovë e jasht venit. Pas ndarjes me grupin, vazhdon dhe jep kontributin e tij duke marr pjesë nëpër festivale lokale dhe ndërkombëtare, duke u angazhuar me projekte që kan të bejnë me Hip Hop Kulturën dhe duke bashkëpunuar me artistë vendas dhe të huaj. Një ndër personat me të cilët ka bashkpunuar dhe përfaqësuar Kosovën në aktivitetet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare është Dj Flow. Performanca e parë ne mes BimBimma’s dhe DJ Flow ka qenë në Qershor të vitit 2009 ne Berlin të Gjermanise, si pjesë e projektit Hotel Prishtina, project I cili promovonte kulturën kosovare ne Gjermani. Mund te veçohen edhe performancate bëra në Holandë. Ushtrimi i aktit artistik në Holand është pjesë e projektit ndërkombëtar " Piece for Peace". Ky projekt perfshin artist nga mbarë globi, së pari duke përfshire vendet qe kanë kaluar nëpër luftë ( Kosova, kroacia, Bosnja, Vietnami, Georgia, Brazili, etj). Po ashtu perfaqësues i kulturës Urbane Kosovare, në festivalin RO-FEST qe mbahet ne Rotterdam te Hollandes çdo vjet. Qëndrimi në Holandë jep mundsin qe përmes këyre pjessmarrjeve dhe ndihmës së projektit "Piece for Peace" Hope Box, te krijohet bendi qe do perfaqesoj pjesen degjimore te projektit.