>
BIOSHQIP
Biografia
ASTRIT CAKA është një këngëtar nga Gjakova. Astriti njihet si këngëtar i këngës popullore qytetare. Ndonëse i një profesioni krejtësisht tjetër, Astriti është një adhurues dhe interpretues i veçantë i këngëve të vjetra qytetare nga të gjitha trevat shqiptare.

Deri më tani, Astriti ka realizuar tri albume të titulluara : “Lotët në këmishë” (2013), “Për miqtë e mi” (2016) si dhe “Këngë të shpirtit” (2022). Një numër i madh i këngëve të tij kanë qenë pjesë e disa albumeve kolazhe të edituara nga editorë të ndryshëm në Kosovë dhe diasporë.

Si një djalë shumë i angazhuar profesionalisht në lëmin që ka studiuar, Astriti vazhdon të jetë aktiv në mbrëmje dhe ahenxhe të shumta kryesisht në disporë, veçanarisht në Zvicërr ku edhe jeton që nga viti 1994.