>
BIOSHQIP
Biografia
Arsim Bunjakun e gjejmë të pranishëm në skenën muzikore dikund në fillim të viteve '90. Ishte kjo koha kur formohet grupi muzikor "Mesnata" dhe aty ishte si guitarist dhe vokal i grupit. Këngët e para filloj ti shkruaj për grupin "Mesnata" dhe në mungese se studiove muzikore këto këngë lansoheshin në kafiteritë e asaj kohe në Prishtinë. Më vonë pas përfundimit të luftës,e gjejmë në bashkpunim me pothuaj të gjithë këngëtarët e estradës shqiptare mbrenda dhe jashtë, herë si tekst shkrues herë si kantautor, në varësi të kërkesave dhe shijeve të ndryshme muzikore. Vitet e pasluftës ishin vitet e euforisë muzikore ne trevat shqiptare, ku kërkesa për këngën e ëmbël shqipe rritej nga çasti në çast, dhe ky ishte edhe kulmi i ëndrrës së këtij autori, ishte rasti që ta shprehte atë që s’kishte mundur ta bënte më vite, sepse mungonte përkrahja institucionale.

Pas bashkëpunimit shumë vjeqar me drejtorin general të produksionit muzikor "Arbon" z. Florin Halitit vjen puna ndoshta që bëri kthesën më të madhe në skenën muzikore të asaj kohë, ishte puna në albumin e parë të Genta Ismajlit, ku Arsim Bunjaku ishte autor i teksteve të pothuaj më shumë se gjysmës së këngëve dhe në mesin e tyre edhe të hitit të vitit "Pranoje" me muzikë dhe aranzhman të Wirusit. Pastaj hitet nuk kanë të ndalur duke u pasuar nga: "Për ty jam e vdekur", "Nuk harrohet", "Pse të dua ty", "S’mund ta them", "Une të dua", "Pse ike".
Më vonë do ta gjejmë edhe si autor të teksteve dhe të muzikes së hitëve si:
"Unë jam fati Yt" (e shpallur kenga e vitit nga RTK), "Shko", "Një lutje", "E kam provuar", "Anuloje".

Pas suksesit të këtyre këngeve fillon bashkpunimi me Nora Istrefin, ku e gjejme si autor te dy teksteve tek kënget e komponuara nga Florent Boshnjaku si "Ajo të pëlqen, dhe "Dëgjo çfarë po të them" pastaj këngës që i kushtohet Babait të saj të ndjerë "Një lule mbi varr".

Mirpo kjo nuk është e gjitha, vazhdojnë bashkpunimet e tjera dhe tani e gjejmë si autor i tekstit të këngës se Shpat Kasapit "Kush të ndau prej meje" si dhe autor u tekstit "Pranë buzëve të tua" tek kënga magjike e vitit 2005, kurse tek albumi i Edona Llalloshit është autor i pothuaj të gjitha tekstëvë si p.sh.
"Mbetem keq", "Zemër gur", "Për ty po flas", "Pikë në zemër", "Thuaje me zë", "T’i kam falë".

Vitet që pasojnë do ta shohim në bashkpunim me Dafina Zeqirin e cila në atë kohë ishte e panjohur për publikun shqiptar sepse kenga e saj e parë që e kishte realizuar në Shqipëri "Harrimi I dashurisë" nuk kishte pasur suksesin e dëshiruar. Në të dyja këngët që pasuan nga Dafina Zeqiri, Arsimi ishte autor i tekstit dhe i muzikës. "Rrallë e përmall" (vendi i parë, "çmimi i publikut" Polifest, dhe "I pabesë".

Tani po i përmbledhim vetëm disa nga baladat më të sukseshme të Arta Bajramit ku Arsim Bunjaku ishte autor i të gjitha hiteve si: "I njëjti ke mbetë", "Falje nuk ka", "E pafat", "Falet kjo zemër".

Te kengët e Sinan Vllasaliut është autor i tekstëve si "Unë nuk jam si ti", "Maturant", pastaj del në dritë hiti tjetër që ishte një duet në mës të Teuta Selimit dhe Adanan Dacit, "Smundem me u nda" etj. Bashkëpunim të shkëlqyeshëm pati edhe me Sinan Hoxhën, ku ishte autor i tekstit të këngës "Loqkë e zemër". Në pamundësi që ti përmendim të gjitha po i përmbledhim vetëm disa nga emrat e e njohur të muzikës më të cilët bashkpunoj: Shkëlzen Jetishi, Ramadan Krasniqi, Nazife Bunjaku, Merita Bunjaku, Remzije Osmani, Nexhat Osmani, Nikollë Nikprelaj, Sabri Fejzullahu, Ymer Bajrami, Afrim Muqiçi, Lori, Ganimete Abazi (Ganja) Zanfina Ismajli, Kaltrina Selimi, Pandora, Sefë Duraj, Ymer Bajrami, Leonora Jakupi, Bleona Qerreti, Visar Peja, Kolë Oroshi, Labinot Tahiri, Vjollca Haxhiu, Mirsa Kërqeli, Xhevat Mehmeti, Korab Jetishi, grupi "TNT", Mira Jani, Shote Baraliu, Shkurte Gashi, grupi "Bitunia", Remzi Leka, e shumë të tjerë…