>
BIOSHQIP
Biografia
Armaldo Kllogjeri (1 qeshor 1975) ka lindur në qytetin e Gramshit, Shqipëri. Ai është tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit. Ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për karakteristikat e zërit të tij të mrekullueshëm. Familja e tij përbëhet nga 5 pjesëtarë. Babai i tij është marrë me art në Gramsh dhe mamaja e tij ka punuar si mësuese. Armaldo ka 2 vëllezër, Orgesi dhe Rajmondi. Origjina e tij nga Gramshi e bëri rrugëtimin e Armaldos më të vështirë, por falë punës së fortë ia doli të arrijë një sukses të madh në operat e botës. Me pseudonimin "maestro" ka bërë për vete shumë fansa me zërin e tij. Në vitin 2002, filloi studimet nën udhëheqjen e profesor Burhan Spahiut. Në 2005-n, interpreton për herë të parë në Teatrit dhe Operas së Baletit. Është i martuar me instrumentisten, Aida në dhjetor të 2009-s. Ata kanë një vajzë 10-vjeçare e cila quhet Aria. Që prej 24 dhjetorit 2022, Armaldo është bërë pjesë në spektaklin e njohur Big Brother Vip Albania 2. Ai është kthyer në një prej personazheve më të komentuar të shtëpisë së famshme duke iu bërë pjesë e ngjarjeve dhe dinamikave të ndryshme.

Maestro zbuloi befasinë që ka përgatitur për festën e gruas 8 marsin. “Ta dije” mban titullin kënga që Armaldo krijoj në shtëpinë e famshme teksa edhe e performoi para banorëve.

Më datë 28 Korrik 2023, Armaldo Kllogjeri (Maestro) publikon videoklipin "O Jete". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Alban Kondi. Produksioni audio u realizua nga Shpëtim Saraçi.

Më datë 21 Dhjetor 2023, Armaldo Kllogjeri publikon videoklipin "Vallja E Zemrës". Muzika e këngës u punua nga Vani Rushiti, ndërsa teksti u shkrua nga Nexhip Seraj.