>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet Arbëresha Dulla. E lindur në Gjermani. Jeton në Frankfurt me prindër, të cilët atje kanë shkuar nga Kosova, qysh në vitet e paraluftës. Për bionden e re e sharmante na sugjeruan të shkruajmë disa miq, të cilët na treguan se ajo është më e veçantë nga të rinjtë e të rejat shqiptare, të cilët me talentin e punën e tyre po bëjnë emër edhe në diasporë. Arbëresha që në moshë të re ka arritur të krijojë emër, por edhe fansa të shumtë në pub-et e Gjermanisë. Merret me muzikë. Ka zë të shkolluar, të cilin ia lavdërojnë dhe i japin epitete të ndryshme. Madje, zërin e saj e krahasojnë edhe me këngëtaren botërore Celion Dion, e jo pak edhe me performancën që ka. Ajo në pub-e këndon këngë të këngëtarëve botërorë në gjuhën angleze e gjermane, por edhe shqip, të zhanrit të muzikës baladë.

Më datë 9 Korrik 2015, Arbresha Dulla publikon videoklipin "Amani".