>
BIOSHQIP
Biografia
Arben Berisha u lind në Prishtinë, në vitin 1981. Mësimet e para i mori në shkollën fillore "Nazim Gafurri" në Prishtine, ndërsa ato te mesme në Shkollën Teknike "28 Nëntori". Në vitin 2006 diplomoi në Fakultetin e Historisë në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2011 mori titullin Master i Historisë kurse në vitin 2015 diplomoi edhe në Fakultetin e Edukimit "Teknologji-Informatike". Tani Arben Berisha është Doktorant i Historisë. Ka botuar librat: "Monografi e Gallapit te Prishtinës" në bashkautorësi me Ali Sh. Berisha dhe “I humbur në rrugën e njohur” poezi. Arbeni duke haperuar brenda lëmit të Historisë dhe Letërsisë bëri edhe një sërë botimesh poetike dhe historike në libra të shkruar dhe në faqet mediale.
KATEGORI: