>
BIOSHQIP
Biografia
Arbresha Hajdari eshte nje poete, piktore dhe kengetare e cila vjen nga Gjilani. Shkollimin fillor e kreu në shkollën fillore "Abaz Ajeti" në Gjilan, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjimnazin "Zenel Hajdini" në Gjilan. Bënë studime deridiplomike në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, Dega – Pikturë dhe Fakultetin Filologjik, Dega – Gjuhë shqipe. Arti është një nga veprimtaritë më të dalluara që spikatin tek Arbresha. Që në moshën fëmijërore filloi të merret me këngën. Pasioni për t`u bërë një këngëtare iu ndihmua edhe me zërin dhe talentin që kishte për muzikën.

Është pjesëmarrëse e shumë organizimeve, festivaleve, koncerteve etj. Disa nga çmimet që ka fituar Arbresha, janë:
Prezantimi skenik – "Polifest 2006"
Vendi i dytë – "Kosova fest 2008"
Prezantimi skenik dhe debutantja skenike më e mirë femër – "Çelësi Muzikor - Ziko award 2008"
Vendi i tretë – "Kosovarja këndon 2009"
Best këngëtarja në Rok & Rnb – Komuna e Gjilanit 2009
Vendi i tretë dhe interpretimi më i mirë – "Polifest 2010"
Çmimi prestigjioz Nexhmije Pagarusha – "Kosovarja këndon 2010"
Këngëtarja më e suksesshme e vitit 2010 – Komuna e Gjilanit

Ndër të tjerash, Arbresha ka treguar të jetë e suksesshme edhe në artin letrar. Në vitin 2006 boton librin e saj me titull "Mozaik emocionesh". Ka në dorëshkrim cikël poezish etj. Në vitin 2009 mori pjesë në "Takimet e poeteshave" në Vushtrri. Ndërsa në "Flaka e Janarit" që organizohet në qytetin e Gjilanit, mori çmimin – Pena e Flakës.

Gjatë viteve 2003-2010 ndoqi kursin për pikturë.
Në fund te vitit 2011 ajo paraqitet ne nje Talent Show në Shqipëri "The Voice of Albania" me kengen "Stop" ku edhe pse nuk u kualifikua pati mjaft sukses.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}