>
BIOSHQIP
Biografia
Anila Kruti ka lindur në qytetin e Përmetit. Ka përfunduar studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Ka punuar si mësuese dhe me pas ka kryer master shkencor për psikologji. Me pas ka punuar pedagoge për letërsinë për fëmijë. Është e autore e librave “Përtej skajeve me ëndrrën”, “Psherëtima e gjethes”, “Qielli s´pranon arna ”si dhe autore e librave për fëmijë “Udhëtimet fantastike të Armirit”, “Flutura e majit” e cila vlerësohet me çmimin “Libri më i mirë për fëmije” nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në Panairin e përvitshëm që u organizua në Prishtinë në qershor të vitit 2019.

Ajo aktualisht punon ne Radio Televizionin shqiptar redaktore, si dhe zhvillon emisionin Gjuha e shpirtit per njerezit e talentuar me aftesi ndryshe ne radio.