>
BIOSHQIP
Biografia
E njohin në art si Anaid por në të vërtetë emri i tij është Marsid Sulova, djaloshi nga Elbasani por që ka vite që jeton në Tiranë. Këngëtari simpatik dhe me një zë të vecantë ka studiuar 8 vjet në Liceun artistik ‘Onufri’ në Elbasan, por prej zhgënjimit që ka pasur pas konkurimin në Akademinë e Arteve në Tiranë, kishte pauzuar paksa për tu rikthyer pasionit të tij me disa këngë të bukura dhe për t’u mos u ndalur kurrë në karrierën e tij muzikore.

Më datë 30 Mars 2014, Anaid publikon videoklipin "Buzeqesh", këngë kjo me një video që si start është pritur shumë mirë. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Dhjetor 2014, Anaid merr pjesë në Shkodra Fest 1 me këngën "Habibi", një këngë realizuar në studion e Indrit Furtunës.

Në Maj 2015, Anaid merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Vetem".

Në Shtator 2015, Anaid merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Zemren Ta Du".

Më datë 25 Dhjetor 2015, Anaid publikon videoklipin "Zemren Ta Du". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi, ndërsa teksti u shkrua nga Anaid & Gerard Merdani. Videoklipi u prodhua nga kompania SWART.

Në Shtator 2016, Anaid merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Baby Jam".

Më datë 25 Dhjetor 2015, Anaid publikon videoklipin "Zemren Ta Du". Muzika e këngës u punua nga Joniad Banushi, ndërsa teksti u shkrua nga Anaid & Gerard Merdani. Videoklipi u prodhua nga kompania SWART.