>
BIOSHQIP
Biografia
Shkrimtarja Albina është e njohur tanimë në letrat shqipe me disa libra të botuara me poezi dhe prozë. Poezia nuk ka sekrete, andaj as poetet nuk kanë sekretet e tyre, diçka e cila brenë në thellësinë shpirtërore, nuk mund të ruaj sekretet, brendia e botës shpirtërore është diçka e cila gufon, shtytë të shpalosësh atë që ndjenë, vetëm kjo te poetët e ka mënyrën më të përsosur të të shprehurit, mes vargjeve, mes fjalës së bukur artistike.

Poetet kanë dhuntinë e tyre të shprehjes, ata shpalosin artistikisht atë që e ndjejnë, qoftë kur ndjejnë gëzimin, shpresën, hidhërimin, qoftë edhe kur duhet protestuar me vargje, andaj deri te shpalosja e botës shpirtërore është sekreti i krijuesve, nga shpalosja mes vargut, aty shpaloset sekreti i shpirtit krijues, i cili më pas bëhet i njohur në botën e lexuesit, këtu përfundon sekreti i poetit.

Albina është vet poezia, ajo nuk është kurrë e vetmuar, edhe në vetminë më të madhe ka miqtë, tryezën, një laps, një letër, ku shoqërohet me peizazhet e vendlindjes, me ujin, gurrat, shqiponjat, lulet, flamurin, ashtu si një skulptor i cili me pedantëri bënë një skulpturë, ku ia paraqet të gjitha gjymtyrët, vetitë, pamjen, dhe skulpturën
e bënë sikur të i jap shpirt dhe të e fus në veprim, ashtu poetja me një laps e letër, nisë të përshkruaj vendlindjen, kopshtin, lulet, fluturat, zogjtë, njerëzit e saj, bukuritë e natyrës, begatitë shpirtërore të njerëzve të saj, kështu përmes fjalës së bukur të shkruar, i jep shpirt atdheut, kombit, shkollës simboleve.

Lexuesi kur e lexon fjalën e bukur të saj artistike, i duket se po komunikon me njerëzit e vendlindjes, sikur po shijon nga gurra e saj, sikur kur fluturon në krahët e shqiponjës. Gjuha shqipe është një gjuhë vetvetiu tejet poetike. Shqipja ka poezinë më të bukur, por kur kemi të shkruarit të favorshëm, por duhet ikur çdo lloj standardi që e dëmton poezinë.

Poezia ndihmon çdo standard, e shpërthen çdo limit që "shkenca" e gjuhës vë, krijon. Në fund të fundit, një gjuhë pa poezinë është një gjuhë që ka fund. Poezia është përtej "fundit" të gjuhëve. Poezia është dhimbja që në fillim u shkrua,gëzimi që u përjetua,shpresa që mbanë gjallë".

Poezia e ka shpikur gjuhën…. nevojën e njeriut

Poezia e kthen njeriun nga brenda jashtë, pra e preokupon njeriun me ndjeshmërinë e shpirtit. Shumica e poetëve këtë rrëfim e bëjnë në mënyrë të thjeshtë,,duke pasur mjeshtërinë e trajtimit të temave ato janë edhe poezitë më të mira të cilat dridhin shpirtin e lexuesit. Kështu janë poetët, ata dinë të vargërojnë, vargu i tyre ka mesazh, ka magji e cila lëkund shpirtin e lexuesit, zgjon ndjenjat, me pak vargje flet shumë, shpreh gëzime, shpresa, hidhërime, mes vargut pastron shpirtin e vet dhe të lexuesit, mesazhet e saja bëhen armë të forta në duart e lexuesve.

Albina Idrizin, e kam lexuar shumë, më pas e njoha,mora pjesë në një promovim të librit të saj. Ajo është gjithnjë e ndritshme, e buzëqeshur, shpirt artisteje, njësoj ka peshën fisnike të vargut të saj. Leximi dhe shkrimi janë pasion i jetës së saj, mënyrë e të jetuarit të saj, din të gdhend vargjet, nga të cilat nxjerr mendime të ndritura.

Vargjet e saja janë të ndërtuara e të pasuruara me figura poetike, metafora e simbole, vargje të prushit të madh, ku edhe me pak vargje flet shumë. Albina Idrizi, është një rrugëtare e pandalur, rrugëton, hulumton, kërkon, formulon e shprehë shpirtërisht, andaj krijimtaria e saj është shumë e kërkuar dhe e dashur për lexuesin e mirëfilltë.

Albina Idrizi u lind në fshatin Tërnoc të Bujanocit më 1966. Kreu Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës-në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Në vitin 1997 botoi përmbledhjen me poezi për të rritur HESHTJA E MBARSUR ":’ Është një zë i veçantë, i pjekur që në start.’

Më pas, në nëntor të vitit 2007 boton përmbledhjen me poezi për fëmijë ËNDËRRA ME YLBERË. Albina ka të botuara edhe shumë libra tjerë në poezi dhe prozë.

Kjo krijuese ka një botë të veçantë arti. Sikur ajo ka hyrë e tëra në vargje, strofa, kapituj të librave etj. Dhe, jo vetëm kaq. Ajo, para dy vjetësh ka batuar dy vepra poetike: "Ëndrra me ylber" dhe "Heshtja e mbarsur". Andaj, ditë më parë, Albina Idrizi botoi veprën në prozë (romanin) me titull "Hijet e kullave" 2009. Kjo vepër e saj në prozë shquhet për një rrëfimin e një kohe jo aq të largët, pra për luftën e fundit 1999 në Kosovë. Është një roman që rrëfen ngjarje të kohës së luftës së fundit, ku autorja në fjalë sikur këto ngjarje i ka përjetuar dhe i ka shkrirë në mënyrë artistike në veprën e saj. Gjer sa kemi të shkruara vepra monografi apo vepra dokumentare për luftën e fundit, e cila la pasoja të mëdha në njerëz, ku me mijëra e qindra njerëz të pafajshëm u vranë, u masakruan e u torturuan nga barbare e egër serbe, vepra e Albina Idrizit në fjalë rrëfen dhe na përkujton këto ngjarje tronditëse dhe të tmerrshme për popullin shqiptar.

Prozatorja e re nuk harroi të na paraqes e të na rrëfejë luftën e fundit 1999 në Kosovë ashtu mjaft qartë në mënyrën e "krijimit" artistike në prozë. Shkrimtarja Albina është e njohur tanimë në letrat shqipe me disa libra të botuara me poezi dhe prozë. Këto ditë Albina para dashamirëve të artit doli me librin më të ri me tregime të titulluar "Pergamenë e gjallë".

Libri i i Albinës qe mund të lexohet me një frymë, brenda kopertinave ngërthen disa tregime të strukturuara mirë, me tematikë interesante të ndërtuara me një forcë shprehëse, të cilat janë evidente në tërë shtrirjen artistike të librit. Tregimet e Albinës të një game të gjerë motivuese flasin shumë, kanë mesazhin e fuqishëm të cilat mesazhe lexuesit e vëmendshëm gjatë leximit të kujdesshëm do t’i nxjerrin në pah. Albina Idrizi, jeton dhe vepron në Gjilan./rajonipress/