>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo duket mjaft e re por njëkohësisht e bukur dhe me linja trupore të përsosura. Ka te mbaruar Shkollen e mesme te muzikes 'Prenk Jakova' në Prishtinë per Solo kendim, Kanto dhe Piano. Aktualisht studion ne Fakultetin Juridik. Adea filloi karrierën e saj si këngëtare për fëmijë, duke argëtuar gjeneratat e reja për vite me radhë. Shkollën fillore dhe të mesme I kreu në Prishtinë ku edhe ishte pjesë e programeve të ndryshme shkollore që mbaheshin në Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Prizren e shumë të tjera. Adea realizoi bashkëpunime të ndryshme në studio të ndryshme si atë të Naim Krasniqit, Ilir Beranit, Florent Boshnjakut, Burim Krasniqit etj. Pas sukseseve të mëdha në këngët për fëmijë, Adea u largua nga muzika për shkak që ishte koha që ajo të largohej dhe të priste për kohën e duhur kur do të rikthehej pasi të kishte arritur pjekurinë e nevojshme vokale. Edhe pse ishte një këngëtare për fëmijë po ta shikosh tani nuk mund të besosh se është po ajo Adea e vogël e "Afrikani Tungare". "Fajin" për këtë si duket e ka fitnesi që ajo i është përkushtuar shumë sidomos gjatë kohëve të fundit. Edhe pse muzikën e ka lënë anash për momentin ajo është mjaft aktive në ushtrimet fizike ku edhe poston fotografi të ndryshme kohë pas kohe në rrjetet sociale. Mbase po përgatitet për një rikthim marramendës ku përveç këngëve dhe klipeve të bukura, ti kënaqë simpatizantët e saj edhe me dukjen e saj të përsosur.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}