>
BIOSHQIP
Biografia
ZWADA jane:
Vocals / Guitar: Suada Abazi
Guitar: Andi Sadiku
Bass Guitar: Orges Kurtaj
Drums: Philipp Kleiner

Ata kanë marr pjesë në kompilacionin ‘Rilindje’ me këngën e tyre ‘Take it’, e cila është një këngë në zhanrin Pop Rock që do të ndryshoj mënyrën se si ti do dëgjosh muzikën Rock. Orkestrimi i këngës në fillim mund të tingëllojë pak si grupi Blondie ose The Predeters, por zëri i Suades i jep një karakter dhe thellësi emocionale të cilin ju nuk e keni ndegjuar ende. Kjo këngë shkon përtej muzikës në zhanret “Bedroom” dhe “lo-fi pop” qe dëgjojmë ne ditët e sotme, sepse nuk e limiton veten në strukturën e thjeshtë të këngëve lo-fi. Përndryshe, kënga dhe struktura e saj përqafojnë aspektet më të renda të Rock-ut dhe e lidh te gjithën me një tekst të butë dhe qetësues.

“Take it” është një këngë e thjeshtë që flet për dashurinë, njerëzit kanë një instinkt biologjik për të dhënë dashuri, për të gjetur dashuri dhe për tu dashur nga dikush tjetër. Për shkak se është diçka qe e kemi përjetuar te gjithë ne një nivel emocional, mendor dhe spiritual. Asgjë për ta përshkruar, teksti e tregon vet. Unë shkruaj tekste të thjeshta, që janë të kapshme por që kanë një kuptim. Mua me pëlqen të mendoj se kjo është një nga apelet me te mëdha të ZWADA; një melodi e thjeshtë, një strukturë komplekse dhe dinamike e këngës dhe një tekst i përshtatshëm për te gjithë qe përmban kuptim dhe thellësi.”

Në vitin 2021, Zwada publikojnë albumin "Blondie".