>
BIOSHQIP
Biografia
Xhylsime Bushi është e lindur me datën 20.10.1996 Ne Hane Të Elezit dhe jeton në Kosovë. Karrierën e saj e ka filluar në vitin 2012 kur për herë të parë u paraqit në koncert për ditën e pavarësisë së Kosovës në komunën e Hani Të Elezit. Ndërkoh Xhylsimja vazhdon në karrierën e saj ku osht aktive ne qdo aheng familjar në Kosovë e Maqedoni nëpër gzimet familjare. Xhylsimja ka realizuar disa projekte muzikore, te cilat kan qen shum te suksesshëm dhe shumë të pëlqyer nga adhuruesit e saj.

Në vitin 2016, Xhylsimja realizoj këngen e par një këngëtare folklorike "Pikon Loti Për Dashuri" dhe në vitin 2017 vjen prapë një këngë folklorike me titull "Vullnetari". Ndërsa në vitin 2019, Xhylsimja realizoi një potpuri dasmash me kolegun nga Pollogu, Bekim Tetova.

Në vitin 2020, Xhylsimja realizoj një Potpuri dasmash me kolegun nga Kumanova Fatmir Elezi. Ndërsa në vitin 2021, Xhylsimja na vjen me 3 projekte për fundvit, ku kënga nr 1 ishte kënga "Era E Parfumit", në bashkëpunim më kolegun Shefket Beqa. Kënga nr 2 ishte "Dashuria E Vërtet", ndërsa kënga nr 3 është një këngë dasmash me titull "Hajde Moj Nusja Jon" dhe me këto projekte ka arritur të ja knaqë zemrën gjithë shqiptarëve. Ndërkohë që Xhylsimja vazhdon ende karrieren e saj me shumë projekte tjera e ne shumë ahenge dasmore, ku ajo paraqitet me zërin e saj të ëmbël.