>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur më 17 Nëntor 1994 në Vau-Dejës (Shkodër) është një këngëtare që frekuenton rryma të ndryshme të muzikës vokale vendase dhe të huaja. Xhuli Pjetraj është një artiste e re që në CV-në e saj muzikore numëron plot pjesëmarrje në festivale të ndryshme në Shqipëri, duke nisur nga më i fundit; edicioni i 60-të i "Fest RTSH", me këngën "Baladë". Gjithashtu Xhuli ka qenë finaliste në "X Factor Albania 3", pjesëmarrëse në "Bilbilat e vegjël në Shkodër këndojnë" që në fëmijëri; në "Festivalin Folklorik të Gjirokastrës" në vitin 2009 dhe 2015; pjesëmarrëse çdo vit në: "Pranverë me Kangë", " Koncertet Verore", "Festivali i Muzikës Moderne" dhe për të 6–tin vit radhazi në Festivalin e Krijimtarisë së këngës qytetare "Luleborë" – Shkodër. Në "Festivalin e Elbasanit" është shpallur fituese e çmimit të Interpretimit më të mirë (duet) në vitin 2015 dhe fituese e çmimit tё parё nё vitin 2016.

Karriera e saj i ka fillesat e saja si konkurrente në spektaklin televiziv për te rinj X Faktor ne Tv Klan (2012)

Pas këtij eventi, konkurron në eventin muzikor "Kenga ime" më 4 maj 2014 ne TV Klan, ku konkurron me këngët: "E kujtoj ate takim", "Melodia e zemres".

Ka realizuar edhe nje sërë coverash- këngë shqiptare dhe të huaja- ndër të cilat ajo shfaq veçantinë e zërit te saj shumë të ëmbël dhe të dashur për dëgjuesit. Coveri më i fundit është "Tum hi ho" një këngë indiane- një risi kjo për koverat qe sjellin të rinjtë shqiptar sot,- e cila u prit mjaft mirë nga publiku. (14 Nentor 2020). Disa nga koverat e njohur dhe këngë të reja e të promovuara nga zëri i këngëtares ne fjalë:

Dernière danse - Indila - 9 Janar 2015
S.O.S - Indila- 2 dhjetor 2016
Piece by piece 19 dhjetor 2016
"Sa bukur me u dashtë" 9 prill 2018
"T'i kane lakmi" 10 Tetor 2020 etj..
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}