>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 13 Maj 2022, B2N publikon videoklipin "Lum E Lum", në bashkëpunim me Xhilda Demaj & Emanuel Asllanin. Muzika e këngës është shkruar nga vetë B2N, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim B2N & Emanuel Asllani.

Më datë 30 Mars 2023, Ari Alia & Xhilda publikojnë videoklipin "Kalo Mire". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi u realizua nga Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 27 Prill 2023, Xhilda publikon videoklipin "Ma Se Ki At Fat". Muzika e këngës u punua nga Nurteel, ndërsa teksti u shkrua nga Ghulo. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.

Më datë 9 Gusht 2023, Bujar Qamili publikon videoklipin "Ma Jep Doren Vashe", në bashkëpunim me Xhilda Demaj.

Më datë 1 Shtator 2023, Murat Gjoniku publikon videoklipin "Ta Ha Zemrën", në bashkëpunim me Xhildën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania Estia Film.