Biografia
Bashkëpunon me revista të shumta në gjuhën shqipe. Bashkëpunoi kohë të gjatë edhe me Revistën për Enigmatikë "Horizonti" e një kohë ishte edhe anëtar i redaksisë. Është autor i qindra enigmave, sidomos i enigmave të rimuara. Në vitin 1994 botoi tufën me enigma "Gjej e qesh", ndërsa në vitin 1998 kishte përgatitur për botim librin e dytë me enigma "Zgjidh e Zgjidh", i cili për shkak të rrethanave të kohës mbeti i pabotuar.
Xhemë Karadaku u lind në fshatin Ranatoc të Karadakut të Preshevës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa fakultetin në Prishtinë. Bashkëpunon me revista e portale të shumta në gjuhën shqipe, ku ka publikuar një numër të madh të poezive, tregimeve, humoreskave dhe enigmave të rimuara. Ishte anëtar redaksie i Revistës "Jehona" në Preshevë, ishte redaktor i revistës për fëmijë "Ylberi" në Gjilan dhe një periudhë ishte anëtar i Redaksisë në revistën për Enigmatikë "Horizonti" në Gjilan. Është autor i njëzet veprave letrare dhe publicistike. Është autor i qindra enigmave të rimuara, të cilat i botoi në librat "Gjej e qesh" dhe "Zgjidh e Zgjidh" (botim elektronik). Është prezantuar në Antologjinë e Letërsisë për fëmijë "Lule për lulet" të botuar në vitin 2014. Libri me poezi për fëmijë "JAM I MADH", në vitin 2014, u nderua me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani Letrar "Agim Deva" si libri më i mirë i botuar në Kosovë. Në konkurse të ndryshme letrare, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve për poezi, tregime dhe humoreska. Është editor i Shtëpisë Botuese "URA, Prishtinë. Jeton dhe punon në Prishtinë
Veprat:
Legjendë e re, 1992
Natë mbi mua, 1994
Gjej e qesh, 1994 (libër me enigma)
Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995
Zvarranikët, 1995
Trimi më i madh në botë, 1999
Kalikuse, kalikuse a ma gjen një nuse, 2000
Ëndërr me ëndrra, 2000
Feniksi nuk është ndryshe, 2000
Lavjerrësi i kohës, 2002
Histori për një dashuri, 2003
Lojë në Trojë, 2003
Nipi i Don Kishotit, 2005
Fuqia Hyjnore, 2009, 2010
Flakadani i lirisë - Monografi për dëshmorin Xhavit Kozhani, 2010
Bozanska moc, 2011
Lojë me fjalë, 2011
Lojë me fjalë, 2013 botim i plotësuar (Shkup)
JAM I MADH, 2014 (libri më i mirë në Kosovë për vitin 2014)
Zgjidh e zgjidh, 2018 (libër me enigma)
Dhjetë me yll, poezi për fëmijë, 2019
Portret i Çuditshëm, ilustrim për fëmijë, 2020.
Lazdani, tregime për fëmijë, 2020.
Çmimet letrare:
Në konkurse të ndryshme letrare, në Preshevë, në Kosovë e më gjerë, është fitues i shumë shpërblimeve letrare, ndër të cilët do veçuar:
• Sëmundja bashkëkohore, tregim satirik, çmimi i dytë, Bota e Re, 1989
• Hapësirë e akullt, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1994
• Polemika, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1994
• Pastrimi i mendjes, tregim satirik, çmimi i parë, Bujku, 1994
• Dashamirë, ju faleminderit, tregim satirik, çmimi i dytë, Bujku, 1994
• Në dosjen tënde, poezi satirike, çmimi i tretë, Bujku, 1994
• Vdekja duke qeshur shqip, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 1995
• Nuk di si ndodhi, poezi për fëmijë, çmimi i tretë, Flaka e Janarit, 1995
• Intelektual i pavarur, tregim satirik, çmimi i tretë, Bujku, 1997
• Lavjerrësi i kohës, tregim për të rritur, çmimi i parë, Flaka e Janarit, 2000
• Letra, tregim për të rritur, çmimi i parë, Manifestimi Kulturor "Kadri Kadriu" - Podujevë, 2001