>
BIOSHQIP
Biografia
Vserlo është një artist i ri në muzikën shqiptare, i cili jeton në Tiranë. Ai ka nisur të këndojë që në moshë të vogël dhe gjithashtu është shfaqur në teatër, ku ka dhënë premierën e këngës së tij të tretë, “Soul In Rain”, në të cilin ka kënduar për herë të parë “live”.

Vserlo dallohet për një stil mjaft të vecantë dhe dinamik dhe muzika që ai bën i përket Pop/R&B dhe Baladë.

Vserlo është një anagramë (një frazë e krijuar nga riorganizimi i shkronjave), që do të thotë “Lover/Loser“ ose sic shprehet ai: “If you cannot have love in you soul you are a loser” ( Nëse nuk ke dashuri në shpirt je një i humbur).

Më datë 22 Maj 2021, Vserlo publikon videoklipin "Nothing But Love". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vserlo.

Më datë 25 Korrik 2021, Vserlo publikon videoklipin "Zhduku". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vserlo.

Më datë 31 Tetor 2021, Vserlo publikon videoklipin "God, Who's Vserlo". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vserlo.