>
BIOSHQIP
Biografia
Nga tre pjesëmarrëset shqiptare që kishin arritur sukses “The Voice of Germany”, Albulena Krasniqi, Gentiana Mërturi dhe Violeta Kokollari, vetëm kjo e fundit është kualifikuar për më tutje.

Violeta 17 vjeçe me zë të fuqishëm ka qenë për një nuancë më e mirë se rivalja e saj nga grupi i përbashkët, Annika Kron. Këngëtarja shqiptare ka kënduar këngën e Tracy Chapman “Talking abort Revolution” dhe i ka fituar zemrën jurisë e publikut. “Anika na e ka sjellë zemrën e saj në tabaka por Violeta është një diamant i vërtetë”, ka thënë anëtari i jurisë, Max duke arsyetuar votimin e tij pro shqiptares së re. Kështu, Violeta e ka siguruar “biletën” edhe për garën e radhës.