>
BIOSHQIP
Biografia
Vëllezërit Alimusaj është një grup muzikor i njohur nga Deçani, por jetojnë në Zvicër. Kanë lindur në fshatin Strellc i Epërm, Kosovë. Talentin e tyre për muzikën e kanë zbuluar që në moshë të re kur ishin në shkollë fillore, ku në atë kohë kanë marrë pjesë në aktivitetet dhe koncertet e ndryshme shkollore. Vëllezërit Alimusaj janë aktiv me muzikën që nga viti 2006 pas një shkëputje prej saj që nga viti 1994 kur emigruan me familje në Zvicër. Karriera e tyre muzikore ka ecur në rrugë të mbarë ku deri më tani kanë realizuar disa albume dhe videoklipe. Kanë bashkëpunuar me kompozitorë dhe tekstshkrues të ndryshëm nga Tirana, Prishtina, Shkupi nga të gjitha trevat. Ata gjithashtu janë aktiv edhe me ahengje familjare pasi këndojnë të gjitha zhanret muzikore që nga folklori e deri tek roku. Arsyeja që vazhdojnë të sjellin këngë dhe projekte të reja është që t’i plotësojnë dëshirat e fansave, të jenë sa më pranë tyre, të cilët i kanë përkrahur kaq shumë duke i shtyrë të punojnë më shumë në të ardhmen dhe të jenë më prezentë në tregun e muzikës.

Albumi i parë titullohet "Sy me sy", i cili ka dalë në vitin 2009.