>
BIOSHQIP
Biografia
Djali i Ilias dhe një muzikant i shkëlqyer. Lindur mes notash dhe pranë kitarës së babait të tij më 23 maj 1970 në qytetin e bukur të Korçës u dallua që në moshë të re falë talentit që kishte trashëguar nga babai dhe u shfaq shpejt në skenat muzikore të qytetit, si një talent i jashtëzakonshëm i kitarës. Mësuesit e tij si në shkollën fillore "Stavri Themeli" ashtu edhe në shkollën e mesme "Raqi Qirinxhi" flisnin për një muzikant të plotë që kishte vesh absolut, një fakt që u konfirmua më vonë nga mësuesit dhe udhëheqësit e tij të muzikës Apostol Simoni, Gjergji Margariti dhe Thanas Bicolli. Sidoqoftë, ai fillimisht vazhdoi studimet në degën e 'Agroushmimores" por në moshën 22 vjeçare largohet për në Vankuver të Kanadasë ku vazhdoi studimet për kitarë në konservatorin "British Columbia" dhe u specializua për Flamengo. Është i martuar me muzikanten Kamela Këreku, së bashku janë aktivizuar në një sërë ngjarjesh muzikore, janë profesorë muzike dhe ende jetojnë në Vankuver.
Vlen të përmendet se për regjistrimin e albumit, ai mori me qira 12 instrumente muzikore dhe i luajti vetë duke orkestruar të gjitha këngët në formë absolute.