>
BIOSHQIP
Biografia
Simpatik dhe plot talent për muzikën. Ky është djaloshi nga Rahoveci Valmir Gashi, të cilin nëse deri më sot nuk ia keni dëgjuar zërin tashmë bëhuni gati, pasi këngëtari i ri do të prezantohet me një këngë të bukur dhe ritmike në festivalin muzikor ‘Celësi Muzikor 8’.

Kënga mban titullin "My Barbie girl" dhe është punuar nga Cekic me tekst nga Snupa dhe Valmiri pse jo megjithëse është hera e parë në një festival për të rritur, ai dëshiron që kënga të vlerësohet dhe të ketë ndojë cmim.

Valmiri ka një zë shumë të vecantë dhe që në fëmijërinë e tij merret me muzikë, madje ka provuar kur ishte fëmijë edhe skenat e huaja, kur ai jetonte në Austri, ndërsa vazhdon ta shkollojë mirë zërin pasi është në fakultetin e muzikës për Kanto.

Megjithëse festivali që po vjen do të jetë paraqitja e tij e parë për tu njohur më mirë për publikun shqiptar, ne mësojmë se Valmiri ka pasur edhe më parë disa këngë, por që nuk i ka të publikuara e me kalimin e kohës ai do të sjellë një album ku do ti përfshijë ato si dhe këngë të reja.

Një ditë do të ketë edhe bashkëpunime edhe me femrat e estradës shqiptare por këto do t’i lerë suprizë, ndërsa në koncerte ka nisur të këndojë e të ftohet sidomos nëpër ‘Party’.

Valmiri ende nuk e ka gjetur vajzën e zemrës, pasi është i ri dhe primare është shkolla dhe muzika, por nuk do ta pengonte që të lidhej me ndonjë këngëtare, pasi do të kishin bashkëpnuar bashkë të dy në fushëm e muzikës.