>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo tashmë ka nisur rrëgëtimin e saj drejt majave të suksesit. E suksesi i saj nuk ka vetëm një drejtim. Valdete Jashari është një prej femrave shqiptare në Zvicër e cila po hyn në botën e show bizz-it përmes fotomodelizmit. Kohë më parë ajo ka lansuar një seri të fotografive të saj të cilat kanë zgjuar interesim te publiku për fotogjenizmin dhe elegancën e saj femërore, por Valdete jashari nuk ndalet me kaq. Ajo po troket edhe në dyert e skenës së madhe të muzikës.

Valdete Jashari së shpejti do të sjellë edhe koleksionin e veshjeve të dimrit që do të mirëpriten nga publiku dhe artdashësit e botës së fotomodelizmit në Zvicër dhe më gjërë.

Më datë 29 Nëntor 2017, Valdete Jashari publikon videoklipin "Paranoja". Nën aranzhamanin dhe kompozimin e kompozitorit të njohur shqiptar Sokol Koqi, këngë ka patur jehonë të fansat e saj.