Biografia
Ky duet duket sikur të ken lindur me këngën shqipe, ku gjithnjë e më shumë po mirëpriten nga publiku, sepse po i sjellin vlera të mirëfillta që përkojnë me traditën dhe kulturën tonë shqiptare.
Ngado që të shkosh, dëgjohen këngët e tyre të bukura. Zotërojnë bukur skenën, ahengun, ndejat e ndryshme gjithandej trojeve tona me një repertuar të gjërë dhe duke i’u përshtatur çdoherë publikut aty ku performojnë. Kultivojnë këngën epike, lirike, gubeti, por më tepër dhe më së bukuri zotërojnë këngët e Pollogut, që këndohen dyzërëshe. Aty e gjejnë veten më së shumti. Aktivitetin kulturor e kanë zhvilluar në disa SHKA si: "Karshiaka", "Drita e Dervendit", "Shqiponja" dhe "Lulet e Malësisë" dhe jo vetëm si këngëtarë, por edhe si egzektues shumë të mirë në çifteli dhe sharki..!
Dueti Zeqiri ka ditë se si të rrugëtoj drejtë sukseseve, sepse që moti ka bashkë punuar me njerëz të dëshmuar në artin e këngës me krijues artistik siç është kantaotori Milaim Mezini, i cili ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë për këtë duet simpatik si dhe me studiot profesionale: Arti Rec-Ferizaj, M&D-Prishtinë, Albaton-Gjilan etj…
Kanë të incizuara shumë këngë dhe videoklipe, por duke marr pjesë në shumë paraqitje skenike, festivale në t’gjitha trojet tona, emisione televizive dhe xhirime të ndryshme festive, duke u shperblyer me shumë mirënjohje dhe duatrokitje frenetike. Përveq këngës në duet kanë kënduar edhe me shumë kolegë të tjerë si rapsodët: Refet Rexhepi, Ylber Idrizi, Vellezerit Azizi, Sinan Zylbeari etj.
Vështirë ti ndash këngët e tyre, por këngëtarët e parë që i kënduan dëshmorit të parë të Dervendit Halil Latifi dhe gjithë trimave të kësaj treve të të gjitha luftave. Në realizim e sipër i kanë edhe disa këngë të bukura që në një të ardhme të afërt do të jenë në duartë dhe zemrat e publikut artëdashes.