>
BIOSHQIP
Biografia
Ështe formuar në pranverë të vitit 1974 në fillim ishim tre anëtar Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi, po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje). Vlen të përmendet se grupi TRIX është ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar cë u formua në vitin 1974 dhe po në këtë vit u formuan edhe rock grupe: Grupi MAK nga Mitrovica, grupi TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni dhe lirisht mund të themi se ishin plejada e parë e grupeve të rock and rollit shqiptar. Me rrënimin e institucioneve tona gjatë viteve 90-ta nga okupatori shovenist serb,shumica e anëtarve per arsye ekzistencionale u detyruan ta braktisin grupin dhe ta marrin rrugen e mergimit. Reputacioni i grupit TRIX u krijua me mjaft punë dhe përkushtim, ruajtja e asaj fryme që kshte filluar ne vitet e 70-ta kur u afirmuam ne opinionin kosovar. Me këtë formacion këngët që ishin inqizuar gjatë viteve 70 dhe 80 ne RTP është bërë përzgjedhja e 10 këngëve me të ndegjuara dhe ne vitin 1989 realizuam albumin e parë të titulluar KRUSHQIT E PAJTIMIT kishte rëndësi ngase i përket ngjarjeve që zhvilloheshin në atë etapë kohore. E gjithë kjo bëri që albumi të mirëpritet nga adhuruesit e grupit TRIX. Grupi TRIX nga vitet 70-ta e gjerë më 1988 merrë pjesë në shumë festivale të muzikës. Festivali i parë i rock bendeve shqiptare të pagëzuar me emërtimin Rinia këndon 74, 74 ku TRIX u prezentua dy vite rradhazi me kengën Për Ty 1974, dhe Dashuria në qershor 1975. Te shfaqura gjatë viteve 1970-1988 mëse 800 solo koncerte në Kosovë dhe në vende të tjera
Perveç albumeve te renditura ne teksteshqip.com, Trix publikuan edhe keto albume:
- Krushqit e pajtimit (1989)
- Bukë, kripë e zemër (1991)
- Vala e re (1992)
- Toka ime (1993)
- Vallja e rinisë (1994)
- Si të them (1995)
- Çohu, more Rexho (1996)
- Fati nuk është iluzion (1997)
- Balada X (1998)
- Kurora digjet në zjarr (1998)
- Lamtumirë, gjeneratë (2000)
- Vallëzimi i yjeve (2001)
- Moj e mira te pojata (2002)
- Iluzion (2003)
- Engjulli im (2004)
- Imazhi yt (2005)
- Epopeja e Jezercit (2006)
- Rinisë (2007/2008)
- 40 vjet (2014)

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}