>
BIOSHQIP
Biografia
Trampolinë është rock bend i Prishtinës i krijuar në vitin 1994, por në atë kohë mbante emrin IN. Edhe pse kanë performuar dhjetëra herë para publikut Kosovar me këngë origjinale që nga viti 1996, vetëm këngën “Bota sillet” e kanë të inçizuar në studio për kompilacionin “Rrajtë e Prishtinës” e cila u botua në vitin 2005. Pas rreth një dekade mosaktiviteti, këtë vit i janë kthyer skenës Kosovare të rokut, duke performuar në “Festivalin Rock United” në Prishtinë me emër të ri – Trampolinë.

Anëtarët e bendit IN në vitin 2004:
Keka - vokal
Visar Berisha - kitarë
VLN - bateri
Real Pozhegu - bas

Anëtarët e bendit TRAMPOLINË tani (që nga viti 2019):
Keka - vokal
Visar Berisha - kitarë
VLN - bateri
Artea Bajri - bas
Asdren Jonuzi - kitarë
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}