>
BIOSHQIP
Biografia
Simpatik dhe i talentuar, me një zë shumë të vecantë. Ky është Dritoni e që të gjithë e njohin si këngëtari Tooni e që këngës ia ka nisur që kur ishte i vogël, e deri tani ai ka realizuar dy videoklipe shumë të bukura që po priten shumë mirë ku ka bashkëpunuar me kompozitorin Burim Krasniqi dhe produksionin ‘M Production’. Artisti i ri ka nisur me hapa të sigurt rrugën e muzikës dhe për ne ka thënë se cili është plani i tij më i ri: ‘Bashkëpunëtorët e mi deri më tani janë Burim Krasniqi dhe Mirton Xhekaj, ndërsa tani kam një projekt të ri në duar që do ta realizoj të plotë gjatë verës që po vjen, jam në bashkëpunim për një këngë të bukur me kompozitorin Ilir Berani, e ndërsa videon do ta realizoj me produksionin ‘Max Production’”. Tooni jeton në Zvicër ka vite, por ka lindur në Drenicë dhe tashmë duke u rritur dhe jetuar gjithmonë me muzikën ai pothuajse e ka profesion dhe sic ai tregon për të muzika gjithmonë ka qenë dicka e vecantë dhe nuk mund të jetojë pa të. Këngëtari bukurosh synon falë zërin të tij të arrijë shumë lart e pse jo shumë shpejt do ta shohim si një artist ‘Big’, ndërsa kur ne e ngacmojmë duke iu referuar titullit të këngës së tij se cila është mikja e tij, ai ka këtë përgjigje: ‘Për momentin nuk kam asnjë lidhje serioze, por ftesat nuk më mungojnë dhe herë pas herë kam kontakte me mikesha të mira’. Këngëtari ka rrëfyer më tej për ne se Kosova ka shumë këngëtarë të mirë, por nga ata që më së shumti atij i pëlqejnë janë artistët si Shaqir Cervadiku dhe Sinan Hoxha, ndërsa si këngën më të mirë dhe që i pëlqen shumë shqiptare është ajo e kënduar nga motrat Mustafa me titull ‘Sa shumë motër sivjet të prita’ e që për të kjo këngë ka një vlerë të madhe.Djaloshi artist duket se është shumë i sigurt që nesër do të jetë një artist i kërkuar shumë nëpër koncerte dhe pse jo në shumë evente, pasi sot ai thotë se është një artist i ri e po ecen me hapa të sigurta drejt suksesit. Toonin e kemi parë edhe në show-n e Naim Abazit ku ka promovuar hitin e tij të parë dhe ku është pritur shumë mirë e duke marrë komente të mira. Në fund të bisedës me të këngëtari shqiptar na tregon se a ka menduar apo jo një duet me ndonjë këngëtare shqiptare :’Deri më tani për një duet skam menduar, por ka shumë femra të bukura me të cilat do të bëja një duet, por për këtë skam menduar ende, e në të ardhmen do të kem kënaqësi të bashkëpunoj me ndonjë këngëtare’. Ky është Tooni sot një artist i ri por nesër një yll që do të sjellë në tregun muzikor shqiptar hite që do të dëgjohet shumë e më shumë.

Më datë 25 Qershor 2013, Tooni publikon videoklipin "Ti E Vrave Zemren Time".

Më datë 24 Nëntor 2013, Tooni publikon videoklipin "Moj Mike".

Më datë 12 Qershor 2014, Tooni publikon videoklipin "Moj Zeshkane".

Më datë 17 Dhjetor 2014, Tooni publikon videoklipin "Pse Nuk Vjen Njehere O Shpirt".