>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është një artist i ri por pasioni i tij për muzikën e ka nisur që kur ishte i vogël e madje me zë të bukur por edhe të shkolluar. Ky është djaloshi nga Tuzi i Malësisë, Tomas Kalaj i cili për projektin e tij të parë muzikor që sapo është publikuar ka zgjedhur bashkëpunëtorët më të mirë.

Më datë 11 Tetor 2019, Tomas Kalaj publikon videoklipin "Ja Ka Vlejt". Muzika e këngës u punua nga Florent Boshnjaku, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Florent Boshnjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.