>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi "TNT" ekziston në treg që nga viti 1974 dhe posedon shume hite të cilat mbesin gjithmonë në kujtesën e publikut. Për gjithë këto duhet falënderuar Nexhat Macula dhe të veçantë tjetër e bën realizimi i këngëve me videoklipe çdo 3-4 muaj. "TNT" është nga grupet e para në Kosovë e që kanë krijuar një mori hitesh të mëdha, si: "Moj biondinë", "200 ditë", "E mallkoj atë ditë" e plot të tjera, të interpretuara nga Ferki Shala.

Në Janar 2019, Bekim Hallaqi (Belle) bëhet vokalist i grupit legjendar "TNT" dhe do i rikthehen skenës muzikore me këngë të reja. Dakordimi është arritur pas bisedave mes tij dhe anëtarëve instrumentist të grupit të cilët me vite e kanë përfaqësuar atë. Emri i madh dhe historia e pasur krijuese e "TNT" duket ta ketë joshur Bellen që ta vazhdojë rrugëtimin muzikor si pjesë e rëndësishme e "TNT". Belle konfirmoi se do jetë vokalisti i grupit dhe tregoi se "TNT" rikthehet me një imazh modern, si në aspektin e audio e video produksionit ashtu edhe në aspektin estetik.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}