>
BIOSHQIP
Biografia
Pas pjesëmarrjes në disa talent show e gjithashtu eksperimenteve muzikore me disa grupe të skenës underground në Shqipëri, në vitin 2018 Xhonatan Pilika, një muzikant i ri nga Tirana, krijoi grupin "The Djems". Grupi ka qenë prezent në shumë koncerte të organizuara gjatë viteve në vijim. Ata kanë shumë këngë origjinale të cilat janë në proces regjistrimi.

Më datë 8 Qershor 2020, The Djems publikojnë videoklipin "Be Mine". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë The Djems.