>
BIOSHQIP
Biografia
Teresa lindi në Chacabuco (Buenos Aires) dhe aktualisht banon në Buenos Aires. Me profesion mësuese. Është një poete e spikatur e poezisë bashkëkohore argjentinase. Deri tani kanë qarkulluar njëmbëdhjetë libra të saj, të cilët janë vlerësuar nga kritika letrare si dhe akademikë në universitete të ndryshme të Argjentinës dhe jo vetëm. Është anëtare e Shoqatës Amerikane të Poezisë, Buenos Aires, Argjentinë; e Institutit Letrar dhe Kulturor Spanjoll, me qendër në Kaliforni – Sh.B.A; Anëtare e Akademisë Botërore e Arteve dhe Kulturës (UNESCO): Midis çmimeve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare që ka marrë poezia e saj veçohet Medalja e artë dhënë nga Akademia Botërore e Arteve dhe Kulturës në Acapulco, Meksikë, tetor 2008.
Ka qënë e ftuar nderi në Mbrëmjet Ndërkombëtare të Poezisë në Strugë, Maqedoni, 2009.