>
BIOSHQIP
Biografia
Syth është një projekt akustik, neo-folk, dark-folk shqiptar, me elemente eksperimentale dhe pagane. "Purgatori" është albumi ynë konceptual debutues për udhëtimet mistike që bëjmë në "pyllin" tonë personal.

Në vitin 2020, Syth publikojnë albumin "Purgatori", i frymëzuar "Purgatori" është frymëzuar drejtpërdrejt nga Komedia Hyjnore e Dantes. Kur dëgjon albumin të duket sikur hyn në një pyll të çuditshëm; diku është e errët dhe e ftohtë dhe diku një lëndinë me diell shfaqet papritmas. Teksa dëgjoni albumin, mund të keni përvojën e një udhëtimi shpirtëror dhe një lidhje të thellë me Natyrën. Muzika e tyre ndihet shumë medituese dhe ka një karakter të fortë mesdhetar.